Ndezen qirinj për Rebekën

Ndezen qirinj për Rebekën

Tek shkronja R e oblisekut NEWBORN në kryeqytet është vendosur një fotografi e Rebeka Rexhepit, vajza e cila vdiq sot pas humbjes së betejës me kancerin.

rebeka4

Aty janë vendosur edhe buqeta me lule dhe janë ndezur qirinj për të bërë homazhe për vajzën nga Prishtina që u bë frymëzim për shumë njerëz me vullnetin dhe përpjekjet e saj dy-vjeçare për ta mundur këtë sëmundje, nuk ka pasur fuqi të rezistojë më. Ajo ka vdekur në një moshë shumë të re.

rebeka1

Vdekja e Rebeka Rexhepit ka pikëlluar shumë miq të saj dhe të familjes.