“Ndihmë, e kam vajzën në veturë”

Hajnat e kanë gjuajtur veturën në lum, ndërsa vogëlushja dy vjeçe nuk mbijetoi.

“Ndihmë, e kam vajzën në veturë”

Kyara Moor ka vdekur dje pasi u nxor nga vetuar e vjedhur, e gjuajtur në lum, në të cilën gjendej gjatë një vjedhjeje në Angli.

Vogëlushja u gjet në një “Mini Moris” ngjyrë argjendi të cilin hajni e kishte gjuajtur në lum pas ndjekjes së policisë në Uellsin perëndimor, në Angli.

Policia kishte kërkuar rreth dy orë veturën e nënës në Kyara-s Kim, e cila ishte vjedhur derisa vogëlushja ishte e ulur në ulësen e prapme. Edhe të afërmit e saj ishin bashkangjitur në kërkim, duke apeluar në përdoruesit e rrjeteve sociale të ndihmojnë me informata.

Në rrjetet sociale të afërmit kanë nisur një kërkim të madh për vogëlushen Kyara, ditëlindja e së cilës ishte dashur të festohej javën e ardhshme.

Vetura ishte zhdukur në orën 15:30, ndërsa më vonë e kishte gjetur policia në lumin Teif. Ekipet e shpëtimit e kishin liruar fëmijën nga vetura e shtypur, dhe më pas e dërguan në spital.

Megjithatë, babai i Kyara-s ka konfirmuar se vogëlushja ka vdekur mbrëmë në spital, me një mesazh shumë prekës në Facebook se “ajo ka pasur një jetë të shkurtër por të shkëlqyer”.

Policia ka raportuar se deri tani askush nuk është arrestuar dhe se hetimet janë duke vazhduar.

Gjithashtu i kanë lutur të gjithë dëshmitarët potencial që të lajmërohen./Insajderi.com.