Ndihmat që po ofrojnë mjekët amerikanë për kosovarët

Ndihmat që po ofrojnë mjekët amerikanë për kosovarët

Pacientët në nevojë në Kosovë do të mund të marrin proteza krejtësisht falas. Kjo falë një ekipi të mjekëve amerikan me në krye doktorin Gani Abazi të cilët kanë ardhur në Kosovë me një mision të veçantë.

Duke marrë parasysh lëndimet nga minat, Kosova ka shumë pacientë në nevojë të cilët deri më tani kanë qenë pa asnjë ndihmë. Prodhimi i protezave është mjaft i shtrenjtë dhe shumica e pacientëve nuk kanë mundësi financiare ti blejnë ato. “Të gjithë pacientet e Kosovës që do të kenë nevojë për proteza, ekipi i mjekeve nga SHBA do të bëj matjet dhe do të i prodhojë protezat 3D në Amerikë dhe do te ua dërgojë në Kosovë”.

Mjekët po qëndrojnë në Kosovë për dy projekte të mëdha.

-Projekti i parë ka të bëjë me protezat e duarve, i cili nisë këtë javë ndërsa vitin e ardhshëm do të fillojë edhe me protezat e këmbëve. Po ashtu Qendrës së Ortho-Prodietikes ne QKUK, amerikanët do të u sjellin të gjitha pajisjet e duhura si dhe do të bëjmë trajnimin adekuat të personelit, në mënyrë që brenda disa viteve protezat të mund të prodhohen në Kosovë. Gjithashtu, qëllimi i tyre është që Kosova të bëhet qendër e ekselencës në të gjithë Ballkanin në matjen dhe prodhimin e protezave të duarve dhe këmbëve.

-Projekti i dytë ka të bëjë më pajisjet e dëgjimit.. Dr Gani S. Abazika sjellë dy mjekë amerikanë qe janë ekspertë në audilogji dhe të gjithë pacientet e Kosovës, maksimumi deri në 40, gjatë kesaj vizite, që kanë probleme me dëgjimin dhe kanë nevojë për pajisje dëgjimi, do të egzaminohen dhe do të ju vendosen pajisjen e dëgjimit falas. Çmimi i një pajisje të dëgjimit për vetëm njërin vesh kushton rreth 1600 dollar, dhe përmes këtij projektit do të i sigurojnë ato tërësisht pa pagesë.

Qëllimi i këtij ekipi është që të themelohet një program i audiologjisë, në kuadër të QKUK-së, i cili do të zhvillohet nga amerikanet dhe të gjitha këto shërbime do të bëhen në vitet e ardhshme në QKUK. Ekspertet amerikan do të trajnojnë stafin dhe pastaj ky ekip i amerikaneve vetëm pajisjet e dëgjimit do ti dërgojnë nga Amerika, ndërsa puna do të bëhet nga ekspertët e trajnuar vendor.