Ndeshje miqësore dhe përshëndetëse për Pirlon, por Gattuso desh i theu këmbën Ventolas

Ndeshje miqësore dhe përshëndetëse për Pirlon, por Gattuso desh i theu këmbën Ventolas

Disa prej lojtarëve më të mirë që kanë luajtur në Serie A në çerek shekullin e fundit u mblodhe ndje në një miqësore, që ishte përshëndetëse për Andrea Pirlon, futbollistin më të shkathtë dhe më të talentuar që e ka pasur kjo gjeneratë e futbollit italian.

Përderisa shumë prej këtyre lojtarëve tashmë në të 40-at e tyre, po bënin qejf dhe po tentonin të tregonin se nuk e kanë harruar futbollin, edhe pse kanë ca kilogramë tepër, Gennaro Gattuso, po tentonte të tregonte se nuk ka harruar të luajë ashpër dhe të bëjë ndërhyrje të rënda.

Trajneri aktual i Milanit dhe një prej lojtarëve më të fëlliqtë të gjeneratës së tij, u inkuadrua në në lojë në minutën e 57-të dhe një një minutë më vonë fillimisht e goditi shpullë pas qafe Nicola Ventolan, ish sulmuesin e Atalantas dhe Interit, e më pas e rrëzoi atë pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj tij.

Gattuso mund të jetë shdnërruar në trajner, por duket se kur hyn në fushë me uniformë të lojtarit, është ai i moçmi të cilit i frikohej jo vetëm Italia, por i tërë kontinenti.

Shikoni pamjet nga sjelljet e tij në këtë ndeshje.