Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, në" />

Ndërtuan shtëpi por nuk banon askush- Mustafa arsyeton kolapsin energjetik

Ndërtuan shtëpi por nuk banon askush- Mustafa arsyeton kolapsin energjetik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e fundit të Qeverisë kishte paralajmëruar humbjet që do t’i shkaktonte Kosovës mos-shpronësimi i banorëve të fshatit Shipitullë, ku KEK-u ka arritur limitin për nxjerrjen e thëngjillit.

Mustafa kishte thënë se për shkak të vonesave të shpronësimit nga çmimin rreth 5 milionë euro tani llogaritet se do t’i kushtojë KEK-ut rreth 15 milionë ose 20 milionë euro.

“Do të dëmtohemi materialisht, sepse ka pasur vonesa të mëdha dhe në vend që neve shpronësimi atje të na kushtojë rreth 5 milionë euro, tani për tani llogaritet se do t’i kushtojë KEK-ut rreth 15 ose 20 milionë euro, për arsye se janë lejuar ndërtime pa leje në atë pjesë të shumë shtëpive që s’jeton askush, por çështjet do të zgjidhen nga ata që merren me drejtësi dhe nga ne nga procedurat ligjore, sepse jashtë tyre nuk mund të veprojmë”, kishte deklaruar kryeministri Mustafa.

Sot gjatë ditës drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka, në një intervistë për ‘Reuters’, kishte deklaruar se Kosova është në prag të një kolapsi energjetik me Korporatën e saj Energjetike e cila ka vetëm edhe dy javë rezerva të qymyrit për të prodhuar energji elektrike. Krejt kjo sipas Gjukës po bëhet për shkak se Qeveria e Kosovës nuk mori vendim për të shpronësuar pronat private.

Por banorët e kësaj lagje për kolapsin energjetik e fajësojnë drejtorin e KEK-ut, Arben Gjukën, dhe dy ministrat, Blerand Stavileci dhe Ferat Shala.

“Gjuka e ka kontraktuar një kopani private dhe krejt kjo kompani e ka blloku së pari janë lejuar me u ndërtuar nja 150 shtëpi spekulative, ajo kompania që është kontraktuar kinse për vlerësim dhe kinse me standarde evropiane, i ka favorizuar ndërtuesit spekulativ ndërsa i ka shkel banorët që kanë qenë aty të vërtet. Arben Xhuka është duke e bërë kolapsin së bashku me dy ministrat Blerand Stavilecin dhe Ferat Shalën”, ka deklaruar përfaqësuesi i banorëve të fshatit Shipitullë për Insajderin