Ndërtimi i urës më të lartë në botë përfundon brenda pak muajve

Ndërtimi i urës më të lartë në botë përfundon brenda pak muajve

Inxhinierë kinezë kanë përfunduar strukturën bazike të urës që pritet të bëhet më e larta në botë.

Ura Beipanjian që ndodhet në jugperëndim të Kinës, ndërsa lartësia e saj mbi lumë pritet të arrijë në 656 metra, shkruan BBC.

Deri më tani, ura më e lartë në Kinë ka qenë ajo mbi lumin Si Du  në provincën Hubei.  Në fakt, disa prej urave më të larta në botë ndodhen në Kinë.

Ura pritet që të shkurtojë kohën e udhëtimit të qytetarëve deri në disa orë, thuhet në një njoftim të qeverisë./Insajderi,com