Mbi 5 mijë – kosovari që i ndërron stilolapsat “si të ishin çorape”

Mbi 5 mijë – kosovari që i ndërron stilolapsat “si të ishin çorape”

Koleksionuesi i kimikëve Xhemë Abazi, ka afro 5 mijë kimikë. Ai ata ka filluar ti mbledhë që nga viti 1980.

Pas mbarimit të shkollës fillore në vitin 1974, ai është regjistruar në gjimnaz dhe nga pamundësia për ta vazhduar shkollimin ai ka filluar mbledhjen e kimikëve.

“Unë pas mbarimit të shkollës fillore në vitin 1974, jam regjistruar në gjimnaz dhe në mungesë të mjeteve materiale, dëshirës për me pas lapsa të mirë, më ka lindur pasioni për me pas laps-kimika”, tha Abazi.

Ai momentalisht ka shkuar deri në numrin 5 mijë të kimikëve të cilët i ka numëruar.

Ai zbulimin e lapsit-kimik e quan revolucion, tha për Klan Kosova.

Unë i njoh të gjithë ata të cilët më kanë dhuruar laps-kimikë, menjëherë pasi ti shoh ata, i njoh përmes llojit të ngjyrës, tha Abazi.

Koleksionuesi i 5000 stilolapsave, Xhemë Abazi

Ora 7 – Koleksionuesi i 5000 stilolapsave, Xhemë Abazi – Klan Kosova I ndërron stilolapsat sikur të ishin çorape mirëpo nuk ka aq shumë çorape sa ka stilolapsa. Gazetari Milot Hasimja ju sjell një storie të vjetër për koleksionuesin e stilolapseve, Xhemë Abazi nga Prekazi. Madje për secilin që ia ka dhuruar stilolapsin ia di edhe emrin.

Posted by Ora Shtate nê Klan Kosova on Saturday, 4 November 2017