Seanca në Gjykatë Supreme e rastit 'Drenica' është ndërprerë pasi njëra nga anëtaret e trupit gjykues nuk është ndjerë mirë.

Seanca është p" />

Ndërpritet seanca ndaj Lushtakut e Selimit

Ndërpritet seanca ndaj Lushtakut e Selimit

Seanca në Gjykatë Supreme e rastit ‘Drenica’ është ndërprerë pasi njëra nga anëtaret e trupit gjykues nuk është ndjerë mirë.

Seanca është paralajmëruar të vazhdojë në ora 13:00, varësisht prej gjendjes shëndetësore të anëtares së kolegjit.

Ndërprerjen e seancës, të paktën për një orë, e ka konfirmuar për Gazetën Express, avokati i angazhuar në këtë rast, Arianit Koci.

Gjykata Supreme pritet që të marrë vendimin përfundimtarë për rastin “Drenica”, në të cilin akuzohen për krime lufte Sami Lushtaku dhe Sylejman Selimi.