Ndërpritet ndeshja Shqipëri – Maqedoni

Ndeshja Shqipëri - Maqedoni është ndërprerë në minutën e 75' të takimit për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që ka rënë në Shkodër.

Ndërpritet ndeshja Shqipëri – Maqedoni

Kombëtarja shqiptare e futbollit ishte duke barazuar deri në ato minuta, edhe përse kërkonte rezultatin pozitiv, pra fitoren, Shqipëria e kishte të vështirë të rrezikonte në pjesën e dytë për arsye të motit dhe terrenit të vështirë të ‘Loro Boriçit’.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë mund të filloj vetëm nëse ndalen të reshurat e shiut ose ndeshja mund të luhet në një ditë tjetër. /Insajderi.com