“Ndërkombëtarët kanë bërë pak në trajtimin e lëndëve kriminale të luftës në Kosovë”

“Ndërkombëtarët kanë bërë pak në trajtimin e lëndëve kriminale të luftës në Kosovë”

Fondi për të Drejtën Humanitare ka bërë publik raportin për monitorimin e gjykimeve për krime lufte që e ka titulluar “Koha kalon, drejtësia për Krime Lufte zbehet”.

Sipas raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare është bërë e ditur se në vitin 2016 janë ngritur vetëm dy aktakuza për krime lufte nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës ndërkohë që nuk është regjistruar as një aktakuzë nga ana e prokurorëve të EULEX-it, që sipas tyre është jashtëzakonisht pak.

Anka Kurteshi – Hajdari, ka thënë se edhe misionet ndërkombëtare që kanë trajtuar lëndët e krimeve të luftës në Kosovë ka bërë fare pak.

Sipas evidencave të kësaj organizate për 17 vjet janë proceduar 44 raste për krime lufte në Gjykata, derisa në kuadër të tyre, 63 shqiptarë kanë qenë të akuzuar në 20 lëndë derisa 43 serbë në 22 lëndë.

Ndërkohë që gjykimet për këto lëndë në disa raste janë ende në vijim e sipër. /Insajderi.com