Ndalohet i dyshuari i katërt për vjedhjen në shtëpinë e kryeprokurorit Lumezi

11.01.2017 16:31
Ndalohet i dyshuari i katërt për vjedhjen në shtëpinë e kryeprokurorit Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i ka thënë Gazetës Insajderi se sot është ndaluar edhe personi i katërt që dyshohet për vjedhjen në shtëpinë e tij më 24 nëntor të vitit të kaluar.

“Sot është ndaluar edhe personi i katërt i dyshuar për vjedhjen në shtëpinë time”, ka konfirmuar Lumezi.

Shtëpia e Kryeprokurorit të Shtetit ishte thyer më 24 nëntor, më ç’ rast ishte vjedhur vetëm një telefon.

Lidhur me këtë rast u patën suspenduar dy zyrtarë policorë./Insajderi.com