Ndalohen 126 migrantë në Turqi

Ndalohen 126 migrantë në Turqi

Në qarkun Ayvalik, të provincës turke Balikeshir, janë kapur 126 migrantë të cilët kishin tentuar me gomone të futen në territorin e Greqisë, në ishullin Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së ka mësuar se Roja bregdetare turke kishte vërejtur grupin e parë prej 60 personash, në mesin e të cilëve ka pasur gra dhe fëmijë, në hapësirën detare Badavuta.

Krahas kësaj, 66 migrantë tjerë me origjinë nga Siria u përpoqën të kalonin në mënyrë të paligjshme në ishullin grek Lesbos duke përdorur të njëjtën hapësirë detare.

Të gjithë 126 migrantët, i janë dorëzuar autoriteteve kompetente të cilët më vonë do ti dërgojnë në qendrën për migrantë në Balikeshir.