Ndahet më dysh Hangouts

Ndahet më dysh Hangouts

Në eventin e Google Cloud Next ’17 kompania ka bërë të ditur ndarjen e çatit në dy lloje: Hangouts Chat, që sfidon rivalin Slack të komunikimit të bizneseve, dhe Hangouts Meet, dedikuar për video konferencat.

Hangouts Chat thotë Google, është një aplikacion i lindur nga evolucioni i Hangouts dhe është menduar pikërisht për komunikimin mes bizneseve. Hangouts Meets është një mjet i ri që në pak klikime të nisë një videokonferencë deri në 30 persona, që aktivizohet nga kalendari, emaili apo nga një dokument i shpërndarë.

Të dyja të rejat do të hyjnë në G Suite, suita e produktivitetit të Google për bizneset.