Ndahet anija në dysh në Stamboll

Ndahet anija në dysh në Stamboll

Në qarkun Sariyer të Stambollit në Turqi është ndarë anija e quajtur “Leonardo” me flamur të Mongolisë në gjatësi prej 114 metrash.

Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare thuhet se anija e mallrave të thata e cila po dërgohej për riparim në kantierin detar, në orët e mbrëmjes u shtrembërua në ujërat e Demorxhikoj të Sariyerit.

Anija për një kohë qëndroi kështu, ndërkaq pas hedhjes së spirancës rreth orës 03.00 u nda nga gjysma.

Pas informimit për rastin, duke filluar nga rimorkiatorët e drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Bregdetare në vend të ngjarjes u dërguan edhe 8 anije të sigurisë bregdetare dhe elemente të sigurisë bregdetare, shkruan Anadolu Agency.

Ekipet për një kohë të shkurtër arritën në vendin e ngjarjes dhe shpëtuan kapitenin e anijes me prejardhje nga Azerbajxhani dhe ekuipazhin prej 10 personash me prejardhje ruse dhe indiane.

Një pjesë e anijes “Leonardo” me gjatësi prej 114 metrash me flamur të Mongolisë e cila u nda nga gjysma, mori ujë dhe u shtri në njërën anë. Ndërkaq trupi kryesor u tërhoq në breg nga ekipet.