Ndahen 98 mijë euro për rivotimin në Istog

Ndahen 98 mijë euro për rivotimin në Istog

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planifikimin buxhetor për organizimin e rivotimit për kryetar të komunës së Istogut.

Sipas KQZ-së, shuma që është planifikuar për këtë rivotim është 98 mijë e 516 mijë euro.

Pavarësisht miratimit të buxhetit pati pakënaqësi nga ana e anëtarëve të KQZ-së.

Adnan Rrustemi dhe Betim Gjoshi kërkuan që të zbritet buxheti për informim publik në 50 % që sipas tyre është i tepërt.

Ndërsa sa i përket lista të votuesve nga diaspora, Enis Halimi kryesesh ekzekutiv i SKQZ-së tha se prej 90 kërkesave sa janë gjithsejtë 85 prej votuesve kanë plotësuar kushtet për votim me postë duke përmbush kërkesat e KQZ-së, ndërsa 5 prej tyre nuk kanë dengu informacionet e tyre në KQZ.