Ndahen 800 mijë euro për ndërtimin e stadiumit në Viti  

17.03.2017 15:12
Ndahen 800 mijë euro për ndërtimin e stadiumit në Viti   

Në vazhdën e investimeve të shumta nëpër komunat e Kosovës, që për qëllim kanë përmirësimin e infrastrukturës sporteve në vend,

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vitisë, qëllimi i të cilit është përkrahja financiare për projektin “Ndërtimi i Stadiumit në Viti”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“MKRS-ja do të investojë në këtë projekt 600 mijë euro, ndërsa komuna e Vitisë 200 mijë euro”, thuhet në komunikatë nga kjo ministri.

Ministri i Kulturës, Kujtim Shala dhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, u shprehën se ky investim, ka një rëndësi të madhe për këtë komunë, sidomos për sportistë e saj.

Shala dhe Haliti më tej e vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Vitisë, edhe në projekte tjera të rëndësishëm, të cilat, siç u tha, me finalizimin e tyre, do të ndikojnë dukshëm në krijimin e kushteve më të mira për sportin dhe kulturën në këtë vend./Insajderi.com