Ndahen 25 mijë euro për projektin për fëmijët e të gjitha komuniteteve

Ndahen  25 mijë euro për projektin për fëmijët e të gjitha komuniteteve

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ndau 24 mijë e 950 euro për një projekt që u dedikohet fëmijëve.

Këto mjete sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, shkojnë për projektin “Për Çdo Fëmijë në Kosovë”,  të një organizate joqeveritare në Leposaviq për fëmijët e komuniteteve të ndryshme.

Qeveria sot vendosi edhe që në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë më 27 nëntor në Korçë, kabineti të shkojë me autobus.