Ndahen 219 mijë euro për shpenzimet e familjarëve në rastin ‘Kumanova’

Ndahen 219 mijë euro për shpenzimet e familjarëve në rastin ‘Kumanova’

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka ndarë 219 mijë euro për familjarët e të dënuarve dhe të vrarëve në Kumanovë.

Ndarjen e këtyre mjeteve e bëri të ditur kryeministri Ramush Haradinaj.

“219 mijë euro janë ndarë për mbulimin e shpenzimeve te familjeve të të dënuarve dhe te vrarëve në Rastin Kumanova”, tha Haradinaj.

Sipas kryeministrit nga 10 mijë euro do tu takojnë familjeje të të dënuarve dhe të vrarëve të përleshjes së 9 dhe 10 majtit të vitit 2015 në Kumanovë.

Mjetet do të ndahen nga kategoria e rezervave shtetërore.

Para disa ditësh Gjykata në Shkup, ka dënuar me 746 vjet burgim të akuzuarit në rastin Kumanova, gjatë se cilit kishin mbetur të vrarë tetë policë të Maqedonisë dhe 10 të tjerë nga grupi i armatosur.