Ndahen 100 mijë euro për kompensimin e viktimave të krimit

Ndahen 100 mijë euro për kompensimin e viktimave të krimit

Qeveri e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e viktimave të krimit me vlerë prej 100.000 euro.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të Qeverisë ku ka prezantuar dy ekspoze, njëra për koncept dokumentin për tokën ndërtimore dhe ekspozenë për propozim–vendimin  për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e viktimave të krimit, me vlerë 100.000 euro.

Pas miratimit të këtij ligji për kompensimin e viktimave të krimit, Ministrja thekoi se kërkohen mjete financiare që të fillojë procesi i kompensimit të viktimave të krimit.

“Përmes këtij procesi, mundësohet kompensimi financiar i viktimave të krimit, përkatësisht viktimave të kategorive të caktuara të veprave penale”, theksoi Ministrja Hoxha.

Qeveria e Republikës së Kosovës, gjithashtu miratoi koncept dokumentin për tokën ndërtimore dhe propozim–vendimin e Ministres Dhurata Hoxha për mjetet financiare për kompensimin e viktimave të krimit, me vlerë 100.000 euro./Insajderi.com