Lonzo Ball shkroi emrin e tij në historinë e NBA, duke u bërë lojtari më i ri në moshë që regjistron një “triple-double”.
19 pikë, 11 topa në tabel�" />

NBA, thyhet rekordi i LeBron James

NBA, thyhet rekordi i LeBron James

Lonzo Ball shkroi emrin e tij në historinë e NBA, duke u bërë lojtari më i ri në moshë që regjistron një “triple-double”.

19 pikë, 11 topa në tabelë dhe 13 asist për regjisorin e Los Angeles Lakers, në humbjen e skuadrës së tij ndaj Milwaukee Bucks.

LeBron James kishte arritur të regjistronte një “triple-double” në moshën 20 vjeç e 20 ditë, ndërsa Lonzo Ball vendosi rekordin e ri: 20 vjeç e 15 ditë.

Organizatori i Los Angeles Lakers u zgjodh i dyti në draftin e këtij viti dhe ditët e fundit ishte kritikuar për pikët e pakta që shënonte.