NATO përgatitet kundër lëvizjes ushtarake ruse [video]

27.03.2017 22:48
NATO përgatitet kundër lëvizjes ushtarake ruse [video]

Pajisje të ushtrisë britanike, duke përfshirë edhe tanke, mbërritën kësaj jave në Estoni.

Kjo është pjesë e një lëvizjeje të NATO-s për të parandaluar dhe për t’u përgatitur kundër lëvizjeve ushtarake ruse.

Nga mesi i muajit prill, më shumë se 800 trupa britanike dhe gati 300 trupa franceze do të vendosen në Estoni, njofton Klan Kosva.

Një kontigjent danez do të zëvendësojë trupat franceze më vonë gjatë këtij viti.

Tensionet mes Rusisë dhe perëndimit janë përshkallëzuar gjatë dy viteve të fundit, për shkak të veprimeve të Rusisë në Ukrainë dhe Siri që nga fundi i vitit 2015.