“NATO ka marrë mësime nga luftërat në Kosovë dhe Bosnjë”

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca veriatlantike "ka marrë mësime të mira në operacionet ushtarake në Afganistan, Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë."

“NATO ka marrë mësime nga luftërat në Kosovë dhe Bosnjë”

Ai shpjegoi se mësimi që NATO mori është se “në plane afatgjate është më mirë që të luftohet terrorizmi dhe të arrihet stabiliteti duke trajnuar forcat lokale, duke ndërtuar institucione vendore të sigurisë, në vend se NATO të vendosë numër të madh të trupave ushtarake”.

“NATO ka luftuar kryengritësit në Afganistan, dhe tani po trajnon oficerët e Irakut në mënyrë që forcat lokale të bëjnë një qëndrim të fortë kundër ekstremistëve” tha Stolenteberg. /Insajderi.com