NATO akuzon mediumin rus “Sputnik” për propagandë

NATO akuzon mediumin rus “Sputnik” për propagandë

Nato ka akuzuar mediumin rus “Sputnik News”, se është  pjesë e “makinës propagandistike të Kremlinit”, e cila sipas tyre po bën shpërndarjen e artikujve të njëanshëm dhe “dezinformues” për të ndikuar në mendimin politik rreth botës.

Oana Lungescu, zëdhënëse e aleancës ushtarake, ka deklaruar se mediumi është duke shfrytëzuar raportimet e lajmeve për “nevojat politike dhe ushtarake”, shkruan e përditshmja britanike Independent.

“Kjo është një mënyrë, jo për të bindur njerëzit, por për të ngatërruar ata, jo për të siguruar një pikëpamje alternative, por për të ndarë opinionet e publikut dhe në fund të fundit dëmtojnë aftësinë tonë për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe për këtë arsye të marrë vendime nëse vendimet duhet të bëhen “, ka thënë ajo për BBC.

Faqja e internetit dhe ambasada ruse në Londër kanë mohuar akuzat, të cilat vijnë në mes të rritjes së tensioneve midis NATO-s dhe Kremlinit mbi luftërat Ukrainës dhe siriane dhe ushtrimeve ushtarake në të gjithë Evropën. /Insajderi.com