“Nata e kosovarëve”, tre gola këtë të martë [video]

Tre gola të shënuar nga futbollistët shqiptarë të Kosovës në ligat evropiane, e bëjnë të suksesshme ende pa përfunduar këtë mesjavë futbollistike në Evropë.

“Nata e kosovarëve”, tre gola këtë të martë [video]

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës Albert Bunjaku, futbollisti kosovar i përfaqësueses së Zvicrës Granit Xhaka dhe talenti 20-vjeçar Albian Ajeti – i cili ende nuk ka vendosur se cilën kombëtare “A” do ta përfaqësojë – kanë shënuar gol këtë të martë, raporton Insajderi.

Sulmuesit Bunjaku dhe Ajeti, të cilët luajnë në të njëjtin ekip të superligës zvicerane Saint Gallen, kanë shënuar dy golat e skuadrës së tyre për t’i siguruar fitoren ndaj Thun-it në udhëtim.

Bunjaku shënoi në të 49-tën, ndërsa Albian Ajeti shënoi 7 minuta para përfundimit të ndeshjes, raporton Insajderi.

Ndërkaq, për të konfirmuar formën e mirë që po kalon, mesfushori kosovar i përfaqësueses zvicerane, Granit Xhaka shënoi sërish për Arsenalin një tjetër “eurogol”.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos/2081411732084646/” width=”680″ height=”430″ onlyvideo=”1″]

Kosovari i dha epërsinë “topçinjve” në minutën e 23-të të ndeshjes ndaj Nottingham Forest në kupën e ligës angleze – EFL Cup. /Insajderi.com