Nata e dytë në tenda: Rutinë deri në ditën e kundërshtimit

Opozita ftoj kosovarët në një protestë gjithëpopullore për të premtën në mëngjes atëherë edhe kur Kuvendi i Kosovës pritet të nisë seancën e zgjedhjes së presidentit. Kjo ka shkaktuar rutinë në natën e dytë të qëndrimit në sheshin që opozita e quan të kundërshtimit

Nata e dytë në tenda: Rutinë deri në ditën e kundërshtimit

Kazanët në të cilët kallen drunjtë që krijojnë zjarr e nxehtësi për grupe të ndryshme njerëzish janë shtuar në natën e dytë, por jo edhe aq numri i protestuesve në shesh.

20160225_015222

Janë shtuar edhe disa tenda të mëdha  anash shtatores së Skënderbeut por ato kanë qenë të zbrazura, së paku deri në orën 02:30 kur kemi vizituar protestuesit që po e kalojnë natën nën qiell të hapur duke kërkuar zgjedhje të reja.

20160225_015253

Deklarimi i nënkryetarit të VV-së, Driton Çaushit, se në natën e dytë do të vijnë grupe të reja të akvistëve ka dalë të jetë i saktë pasi vërhehen grupet të reja aktvistësh që janë të ndarë në hapësira të ndryshme në sheshet Ibrahim Rugova dhe Skënderbeu. Por  kjo nuk e ka bërë më masive protestën.

Grupet dallohen mes vete përmes aktiviteteve që bëjnë e më së shumti kanë dallime në muzikë.  Ka grupe që këndojnë me kitarë dhe ato që këndojnë me sharkia e çifteli. Një miniskenë e vendosur midis tendave në dy sheshe përdoret herë pas here për ndonjë performancë.

Në natën e dytë të protestës së opozitës para Qeverisë dhe Parlamentit vërehet mungesa e vizitave të liderëve opozitar sikurse një natë para, kur Ramush Haradinaj iu bashkangjit një grupi protestuesish folklorist.

Pak a shumë nata e dytë lë përshtypjen e një nate të këmbënguljes së aktivistëve të opozitës për të qëndruar zgjuar edhe një natë para se të vijë e premtja kur presin t’u bashkangjiten edhe qytetearët protestues. Opozita pret numër të madh të protestuesve për të penguar kështu zgjedhjen e Hashim Thaçit, president.

20160225_015742(0) 20160225_015312 20160225_015209 20160225_015120_001

Se kjo do të arrihet, më së shumti e besojnë protestuesit që kanë qëndruar  duke protestuar edhe natën e dytë.