Naser Rugova mohon se ai dhe Teuta Rugova do ta votojnë qeverinë e PAN-it

Naser Rugova mohon se ai dhe Teuta Rugova do ta votojnë qeverinë e PAN-it

Deputeti i zgjedhur nga radhët e LDK-së, Naser Rugova ka përgenjështruar lajmin se ai dhe Teuta Rugova do ta votojnë koalicionin PAN.

Rugova thotë se që të dy janë të përkushtuar fuqishëm për LDK-në dhe se respektojnë në plotni vendimet e organeve legjitime të kësaj partie.

“Teuta dhe Naser Rugova janë deputet të LDK-së, janë të përkushtuar fuqishëm për LDK-në, respektojnë në plotni vendimet e organeve legjitime të LDK-së”, ka thënë Rugova.

Ai ka deklaruar se “sot paradite kishim një takim shumë konstruktiv të Grupit Parlamentar të sapo konfirmuar me kryetarin dhe kryesinë e partisë dhe kemi koncensus të plotë si grup parlamentar dhe si subjekt politik me përvojë që jemi se nuk ka koalicion me PDK-në, do i presim limitet kohore kushtetuese dhe pastaj do të merren vendime koncensuale.”

Ai thotë se edhe kryesia e LDK-së por edhe e gjithë partia janë të vendosur që të mos kenë koalicion me PDK-AAK-NISMA. /Insajderi.com