“Narcos”/ Ju “flet” Pablo Escobar

24.09.2016 23:38
“Narcos”/ Ju “flet” Pablo Escobar

Një prej serialeve më të suksesshëm të kohëve të fundit, prodhim i “Netflix”, ka qenë “Narcos”. Në dy sezone, përshkruhet në mënyrë të hollësishme, e gjithë historia e ngjitjes dhe rënies së Pablo Escobarit, një prej baronëve më të mëdhenj të drogës, njeriut që për vite të tërë tronditi jo vetëm Kolumbinë, por edhe krejt Amerikat, dhe që u shndërrua në shënjestrën numër një të DEA-s amerikane dhe forcave ushtarake të Kolumbisë.

Eshtë historia e jashtëzakonshme e një njeriu, emri i të cilit, u shndërrua në simbolin e narkotrafikut. Bota.al ka përzgjedhur më poshtë disa prej thënieve më të goditura, të nxjerra pikërisht prej serialit “Narcos” që transmetohet në Netflix:

“Unë jam Pablo Emilio Escobar Gaviria. Sytë e mi janë kudo. Kjo do të thotë që ju s’mund të lëvizni as gishtin në të gjithë Antioquian, pa e marrë vesh unë. E kuptoni? As edhe një gisht. Një ditë, unë do të bëhem president i Kolumbisë. Shikoni, unë bëj ujdira për të nxjerrë jetesën. Tani, mund të rrini të qetë dhe të pranoni ujdinë që po ju ofroj, ose pranoni pasojat”.

“Ka një kohë për të luftuar, dhe një kohë për të qenë të zgjuar”

“Para apo plumb. Vendose vetë”

“Unë nuk jam njeri i pasur. Jam njeri i varfër që ka para”

“Gënjeshtrat janë të domosdoshme, kur e vërteta është shumë e vështirë të besohet”

“Qëllimi i luftës është paqja”

“Imagjinoni sikur të kishit lindur në një familje të varfër, në një qytet të varfër, në një shtet të varfër, dhe kur të mbushnit 28 vjec, të kishit kaq shumë para, saqë as mund t’i numëronit dot. Cfarë do të bënit? Do të bënit ëndrrat tuaja realitet”

“Kolumbianët thonë: Zoti e bëri vendin tonë kaq të bukur, saqë ishte padrejtësi për pjesën tjetër të botës. Kështu që, për të ekuilibruar gjërat, zoti e mbushi këtë vend me një racë njerëzish të ligj”

“Bëj kujdes me kërcënimet që nuk i ekzekuton dot”

“Nëse ka një gjë që kam mësuar në botën e narkotrafikantëve, kjo është që jeta është shumë më e komplikuar nga sa mendon. E mira dhe e keqja janë koncepte relative”.

“Gjenitë konsiderohen gjithmonë si të marrë”

“Të këqinjtë nuk luajnë sipas rregullave. Kjo i bën të këqinj”

“Kur i afrohesh shumë diellit, ëndrrat e tua mund të shkrijnë”

“Trafikantët e drogës, sado të këqinj që janë, ata duan vetëm paratë tona. NDërsa komunistët, ata duan gjithcka” (bota.al)

“Në Shtetet e Bashkuara, Mafia i zhduk dëshmitarët me qëllim që ata të mos dëshmojnë në gjykatë. Në Kolumbi, Pablo Eskobari zhduk të gjithë trupin gjykues”

“Thuhet shpesh se nuk ka nder mes hajdutëve. Kjo është dyfish e vërtetë mes trafikantëve të drogës”

“Nëse arrin në majë, kjo do të thotë se ke vrarë armiqtë. Dhe ndonjëherë, edhe partnerët”

“Njerëzit e guximshëm kanë një zakon që vdesin shpejt”

“Asgjë nuk u jep atyre që kanë frikë më shumë kurajë, se sa frika e një tjetri”

“Nuk ka asgjë më të ulët se sa miu. Dhe nëse i lëmë minjtë të lirë, rrugët do të mbushen me ta”

“Në këtë luftë, të pafajshmit duken të jenë ata që do të lëndohen gjithmonë”

“Hapi i parë për të verbuar dikë, është ta bësh që të hapë sytë”

“Narkotrafikantët flasin gjithmonë për besnikëri… deri kur në lojë është bytha e tyre”. /bota.al