Napoli “ndjek” Arbër Zenelin

Napoli “ndjek” Arbër Zenelin

Pas dështimit të marrëveshjes me Berenguer, skuadra e drejtuar nga Sarri ka rikthyer vëmendjen tek kosovari me pasaportë suedeze.

Negociatat thuhet të kenë rifilluar. Operacioni mund të mbyllet me 5 milionë euro. Përfaqësuesit e dy palëve janë duke biseduar për transferimin e lojtarit të datëlindjes 1995.

Arbër Zeneli është një lojtar i lindur në Kosovë i cili luan si mesfushor te SC Heerenveen i kampionatit anglez.

Ai gjithashtu ka zgjedhur të luajë me përfaqësuesen kosovare megjithëse luajti me U-17,U-19 dhe U-21 suedeze, njofton telesport.