Napoli ndalet në barazim ndaj Milanit

Napoli ndalet në barazim ndaj Milanit

Napoli dhe Milani u ndanë në barazim në takimin që u zhvillua të hënën, në stadiumin ‘San Paolo’ të Napolit. Futbollisti shqiptar Elseid Hysaj u aktivizua tërë takimin.

Ai ra në sy me soliditetin e tij në mbrojtje dhe harkimet nga e djathta të cilat nuk u shfrytëzuan nga Higuain e Mertens.

Napoli e kërkoi më shumë fitoren dhe shënoi në minutën e 39’ të takimit me italianin Lorenzo Insigne, ndërsa Milani barazoi pas 5 minutash lojë me Giacomo Bonaventura-n.

Edhe në pjesën e dyte u zhvillua lojë e baraspeshuar por me Napolin në ndjekje të rezultatit që nuk ia arriti ta merrte.

Napoli me këtë barazim mbetet në vendin e dytë në renditjen tabelore me 57 pikë, një më pak se kryesuesi Juventus. Ndërsa, Milani ndodhet në pozitën e gjashtë me 44 pikë.