Napoli mban gjallë shpresat për kualifikim, City shënon fitore minimale [Video]

Napoli mban gjallë shpresat për kualifikim, City shënon fitore minimale [Video]

Napoli mbetet në garë për vendin e dytë, pas fitores ndaj Shakhtarit me rezultat 3-0.

Napolitanët vetëm në pjesën e dytë u treguan të fortë. Ishte Lorenzo Insgine që shënoi golin e parë në minutën e 56-të.

Insigne shënoi gol shumë të bukur nga distanca. Pas tij shënuan edhe Zielinski dhe Mertens në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore Napoli arrin në kuotën e gjashtë pikëve, tri më pak se Shakhtar.

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Feyendoord me rezultat 1-0. Sterling kishte shënuar në minutën e 88-të pas asistimit të Gundogan.

Manchester City është skuadra e vetme që i ka arritur të gjitha fitore deri më tani.

https://www.youtube.com/watch?v=DoOBF97j8WA