Napoli e mposht Milanin në derbin e Italisë [Video]

18.11.2017 22:46
Napoli e mposht Milanin në derbin e Italisë [Video]

Napoli ka triumfuar në derbin me Milanin në kampionatin italian.

Në kryendeshjen e Serie A për javën e 13-të, Napoli ka mundur Milanin në derbi, me rezultatin 2:1.

Në takimin e luajtur në “Stadio San Paolo”, skuadra e Sarrit fitoi me golat e realizuar Lorenzo Insigne dhe Piotr Zielinski.

Kurse, për Milanin krejt në fund realizoi Alessio Romagnoli.

Napoli pas kësaj fitore ka forcuar kreun, me 35 pikë pas 13 xhirove, katër pikë më shumë se Juventusi i vendit të dytë, që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Kurse, Milani pas kësaj humbje renditet në vendin e shtatë, me 19 pikë pas 13 ndeshjeve. /Insajderi