Naim Bazaj i bënë konak PDK-së në fushatë për Ramiz Lladrovcin

Naim Bazaj i bënë konak PDK-së në fushatë për Ramiz Lladrovcin

Deri para tre dite një nga kundërshtarët më të mëdhenj të PDK-së në qendër, pasi nuk e kandidoi për kryetar të komunës së Drenasit, Naim Bazaj që u tërhoq befasisht nga gara, sot po i bënë “konak” bashkë-partiakëve nga qendra.

Bazaj i cili me 18 nëntor i kishte tradhtuar elektoratin e vet duke i thirrur në hapje të fushatës si kandidat i pavarur e që ishte paraqitur krah për krah me Kadri Veselin duke shkaktuar pakënaqësi tek shumë qytetar, me 21 nëntor ka pritur në odën e tij, deputetën Ganimete Musliu dhe ministrin Enver Hoxhaj.

Këtë e ka bërë të ditur vet deputetja Musliu e cila ka postuar disa fotografi teksa shihet si e vetmja femër e ulur në odat e fshatrave të ndryshme të Drenasit, një prej tyre, edhe ajo e Naim Bazajt.

“Ne një mikpritje madhështorë ne Konakun e Naim Bazajt, ne Konakun e Nexhmedin Dvoranit ne Terstenik, dhe Konakun e Beqir dhe Zen Prokshit ne Verboc nuk ke si te ndihesh ndryshe vetëm se fitimtar! Faleminderit që po i qëndroni besnik partisë, vazhdojmë të gjithë së bashku!”, ka shkruar Musliu.

Bazaj i cili në vitin 2006 ishte arrestuar për armatim dhe që krahasoi Kadri Veselin me Rankoviqin, ishte tërhequr nga gara dhe këtë ia ka konfirmuar edhe KQZ-ja./Insajderi.com

Veseli: Tërheqja e Naim Bazajt, gjest burrëror