Nadal gjunjëzon Gjokoviqin, fiton për herë të parë pas tre vjetësh

Nadal gjunjëzon Gjokoviqin, fiton për herë të parë pas tre vjetësh

Spanjolli Rafael Nadal e ka mposhtur për herë të parë pas tre vitesh tenistin serb Novak Gjokoviq, për të arritur në finalen e turneut të Madridit.

Spanjolli 30 vjeçar fitoi me rezultat 6-2 dhe 6-4 në sete për të arritur fitoren e tij të parë ndaj serbit që nga finalja e French Open në vitin 2014.

Nadal do të përballet me australianin Dominic Thiem ose Pablo Cuevas nga Uruguai në finalen e së dielës. /Insajderi.com