Nadal e konfirmon: Do të luaj në “ATP Finals”

Nadal e konfirmon: Do të luaj në “ATP Finals”

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal e ka konfirmuar se do të mare pjesë në ATP Finals që do të mbahet në Londër.

Madje Nadal thotë se qëllimi kryesor i tij është që të fitojë këtë masters, duke mbyllur kështu vitin me fitore dhe si lider.

“Jam i gatshëm për të luajtur, çka më emocionin dhe motivon mua. Qëllimi im është të fitojë”, tha Nadal.

Në këtë masters që fillon këtë të diel do të marrin pjesë përveç Rafael Nadalit edhe Roger Federer, Dominic Thiem, Grigor Dimitrov, David Goffin, Alexander Zverev, Marin Cilic dhe Jack Sock.