Myslimanët italianë të dielën në kisha

Myslimanët italianë të dielën në kisha

“Të dielën më 31 korrik, para mbajtjes së Meshës së Shenjtë, delegatë të COREIS-it do të përshëndesin peshkopin dhe famulltarin e kishave në qytetet si Roma, Milano, Novara, Gjenova, Verona, Sondrio, Ventimilia, Breshia, Viçenca, Fermo, Siena, Piaçenca, Brindisi, Palermo dhe Agrizhento”, thuhet në një komunikatë të Komunitetit Mysliman Italian.

COREIS-i (Komuniteti Fetar Islamik) italian mbështet plotësisht pozicionimin e shprehur dje nga Këshilli Francez i Kultit Mysliman që të gjithë myslimanët të jenë të pranishëm në kisha gjatë meshës të së dielës.

Kjo po bëhet për të shprehur solidaritet dhe dhembshuri pas vrasjes së shëmtuar të së martës të një prifti nga dy xhihadistë.

“Na duket thelbësore në këtë moment dramatik që t’i japim me këtë përshëndetje myslimanëve italianë një shenjë konkrete të respektit të thellë ndaj shenjtërisë së riteve, të përfaqësuesve dhe të vendeve të kultit të Krishterë ku besimtarët dhe qytetarët marrin bekimet e bashkimit shpirtëror”, thekson COREIS-i. /Insajderi.com