Myslimanët francezë kundër xhihadistëve

14.03.2017 09:19

Franca ka një problem: Xhihadistët. Në Bordo vetë myslimanët po angazhohen kundër radikalizmit në lagjet e tyre. Tani ofrohen programe shtetërore kundër radikalizmit. Në Francë feja shihet si pjesë e sferë private.

Myslimanët francezë kundër xhihadistëve

Fouad Saanda predikon vetëm para të konvertuarve. Në një ndërtesë të thjeshtë në afërsi të bashkisë së Bordos imami takohet me të rinj e prindër të pasigurtë. Shumë vetë vijnë nga familje me probleme sociale dhe kërkojnë tek imami orientim. “Roli im nuk është të predikojë islamin e mirë apo të vërtetë, por t’u ndihmoj të përballen në mënyrë kritike me të”, thotë Saanadi. Saanadi do të veprojë kundër radikalizimit. Një grup terapistësh e ekspertësh nga programi CAPRI e mbështet imamin.

Kërkimi i zgjidhjeve

Bordo bën pjesë ndër qytetet evropiane, që kërkon mënyre veprimi kundër ekstremizmit në rritje në Evropë. Në Francë ky problem është veçanërisht urgjent. Ky vend u vu në shënjestër të terrorit, por është edhe një ndër eksportuesit më të mëdhenj të luftëtarëve ekstremistë. 700 xhihadistë nga Franca kanë shkuar në luftë në Siri dhe Irak. 1350 të tjerë janë në burgjet franceze, ndërsa 300 me lidhje të drejtpërdrejta me rrjetet terroriste.

Programe të tilla janë të rralla në Francë, ndryshe nga Gjermania e Britania e Madhe. Në Francë shteti i qëndron larg çështjeve fetare. Por ekspertët mendojnë se kjo ndarje e prerë mes fesë dhe shtetit në Francë e ashpërson edhe më shumë problemin, krahas rrethanave sociale, politike, psikologjike që shihen si faktorë kyç i radikalizimit. Eksperti për xhihadizmin, Farhad Khosrokhavar mendon se “këta njerëz janë radikalizuar në emër të fesë. Ata identifikohen me versionin radikal të islamit, prandaj nuk mund të injorosh këtë fakt.” Sipas tij sistemi europian nuk ka përvojë se si të veprojë më kaq shumë persona të radikalizuar.

Zëdhënësi i programit CAPRI, një partneriteti mes bashkisë dhe organizatave myslimane është një shenjë se kohët po ndryshojnë.  “Fakti që në këtë program punojmë së bashku me komunitetin mysliman tregon, se të rinjtë e familjet e tyre se nuk e ngatërrojmë islamin me radikalizimin”, thotë zëvendëskryetari i bashkisë së Bordos e zëdhënës i CAPRi, Marik Fetouh. Kontaktin mes programit CAPIR dhe familjeve e vendosin imamët. Nga 36 të rinj që marrin pjesë në program, 40% janë femra. Shumica të konvertuar, mosha mesatare 22 vjeç.

Si sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së Myslimanëve, imami Saanadi përfaqëson islamin e moderuar, që i nënshttohet ligjeve franceze, por që nuk pranohet nga fundamentalistët. “Terrorizmi është problem për sistemin francez të arsimit. Ne i shohim fëmijët vetëm dy orë në javë në një xhami, shumicën e kohës ata e kalojnë në shkollë.” Saanadi pranon se efekti i punës së tij është i kufizuar. “Nuk ka armë magjike”, thoë ai. “Është shumë e lehtë të shkatërrosh e shumë e vështirë të ndërtosh.”/DW/