Muzeu që ruan kujtimin e makinave sovjetike

Muzeu që ruan kujtimin e makinave sovjetike

Biznesmeni nga Gjeorgjia, Giorgi Mamulashvili, në muzeun e veturave në Tbilisi ruan kujtimin e automjeteve të prodhuara në periudhën e ish-Bashkimit Sovjetik.

Mamulashvili hapi muzeun e veturave tre vite më parë, dhe në të ekspozon koleksionin e tij privat të veturave.

Ai tha se është një tifoz i madh i makinave të vjetra, dhe se gjatë gjithë jetës së tij, ai është marrë me blerjen dhe riparimin e veturave të cilat tani me krenari i ka ekspozuar.

“Meqë numri i veturave të blera u rrit, ndërtova një garazh privat ku riparoja veturat që ato të duken sikur tani kanë dalur nga fabrika, ndërsa në vitin 2014 këtë hapësirë e shndërrova në muzeun e parë automobilave në pjesën jugore të Kaukazit” tha Mamulashvili, raporton AA.

Duke theksuar se i bartë të gjitha shpenzimet e muzeut, Mamulashvili tha se dëshiron t’iu tregojë brezave të ardhshëm automobilat që janë prodhuar dhe përdorur nga paraardhësit e tyre sovjetikë.

Në mesin e gjithsej 26 automjeteve sovjetike, vëmendjen e veçantë e tërheqin pick-upi i parë sovjetik “GAZ 04” i prodhuar në vitin 1933 dhe sedani i parë sovjetik “M 01” nga viti 1936.

Në muze është edhe limuzina “Çajka” e ish-presidentit të Gjeorgjisë, Eduard Shevarnadze, vetura e blinduar “Zil” e ish-sekretarit të Partisë Komuniste të Gjeorgjisë, Konstantin Ustinovich Chern dhe sedan dhe limuzina “Çajka”, e përdorur nga Patriarku i Kishës gjeorgjiane, Ilia i dytë.