Java e Muharrem Qenës në Muzeun e Mitrovicës

Muzeu i Mitrovicës pasurohet me gjëra personale të Muharrem Qenës

Muzeu i Mitrovicës pasurohet me gjëra personale të Muharrem Qenës

Me rastin e përkujtimit të këtij personaliteti të shquar të artit e kulturës Muzeu i Mitrovicës hapë javën e Muharrem Qenës me një ekspozitë me gjësende personale në sallën multimediale, që do të jetë e hapur nga sot deri të premten

Me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së artistit Muharrem Qena, Muzeu i Mitrovicës në bashkëpunim me “Mitrovica Guide” organizuan një manifestim me familjarët e Muharrem Qenës, me ç’rast u evokuan kujtime rreth jetës dhe veprimtarisë së artistit në fjalë, shkruan KultPlus.

Gjatë bashkëbisedës me Igballe Qena, Leze Qena, Sadedin Prekazi, u diskutua fëmijëria, lidhja e Muharremit me Mitrovicën, rinia dhe formimi profesional, ndërsa në pjesën e dytë së bashku me Melihate Kozeta dhe Rebeka Qena u diskutuan raportet familjare dhe kujtimet personale të artistit.

Familja Qena, pasi që falënderoi organizatorët për këtë nismë, Muzeut të Mitrovicës, i dhuroi disa gjëra personale. Me rastin e përkujtimit të këtij personaliteti të shquar të artit e kulturës Muzeu i Mitrovicës hapë javën e Muharrem Qenës me një ekspozitë me gjësende personale në sallën multimediale, që do të jetë e hapur nga sot deri të premten.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Mitro të dua” me ç’rast i gjithë tregimi do të digjitalizohet dhe më pas të prezantohet në kuadër të sektorit multimedial të qytetit të Mitrovicës. Edicioni i dytë i projektit “Mitro të dua” është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Loni Dekor si dhe NP “Fitimi”.