Muzeu i Artit modern të Parisit vjen në Prishtinë

Muzeu i Artit modern të Parisit vjen në Prishtinë

Në kuadër të edicionit të 17-të të Frankofonisë në Kosovë, Ambasada e Francës në Kosovë dhe Galeria Kombëtare e Kosovës fton Muzeun e Artit modern të qytetit të Parisit për të paraqitur një projekt mbi digjitalizimin, teknologjitë dhe virtualitetin.

Të premten, më 17 mars nga ora 17:30 në 19:30, kuratorët Odile Burluraux dhe Jessica Castex do të prezantojnë 8 video vepra nga Koleksioni i Muzeut të Artit Modern të qytetit të Parisit, shkruan KultPlus.

Filmi 489 years i Hayoun Këon, i paraqitur në realitet të shtuar, është pjesë e tematikave që ju mundëson vizitorëve të eksplorojnë një peizazh të përzier me fantazi dhe histori.

Kjo vepër u prezantua në MoMA në New York në shkurt. Një ekspozitë do t’i kushtohet Hayoun Këon në shtator në Pallatin e Tokyos në Paris.

Instalimi i veprës e inauguruar të enjten, më 16 mars në orën 19:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të jetë e hapur deri më 26 mars. Çdo ditë nga ora 14:00 deri në ora 16:00 ndërmjetësuesit do t’i shoqërojnë vizitorët të përjetojnë realitetin virtual.