Muzeu që të kthen mesazhe me vepra arti bënë bujë në Amerikë

Muzeu që të kthen mesazhe me vepra arti bënë bujë në Amerikë

Arti modern po përhapet me shpejtësi falë një shërbimi të ri “mesazhe arti” nga muzeu u San Franciscos i Arteve Moderne.

“Send Me SFMOMA” lejon fansat e artit të dërgojnë një mesazh me fjalët “Më Dërgo” në numrin 572-51 dhe me një fjalë të çfarëdoshme çelës, ngjyrë, disponim apo emoji. Më pas fansat marrin një pjesë arti nga koleksioni që përshtatet me kërkesën, raporton Dazzed.

Shërbimi ka të dhëna për të gjithë më shumë se 35 mijë vepra arti në koleksion, dhe të dërgon një pikturë të veprës, artistin, titullin dhe datën. Pasi është përhapur në internet më herët gjatë kësaj jave, muzeu ka marrë më shumë se një çerek milioni mesazhe.

Koleksioni i këtij muzeu është aq i madh sa që vetëm 5 për qind të tij mund të shfaqen në galeri për një periudhë kohore, dhe anëtarët e muzeut thonë se nëse do të dëshiroje të ecje përballë secilit nga pjesët e artit do të të duhej të ecje rreth 11 km, transmeton Insajderi.

Edhe pse nuk do të preferohej të qëndrohet pa lëvizur, përmes kësaj mënyre mund të shohësh art pa pasur nevojë të lëvizësh nga karrigia. Veprat e artit mund të të dërgohen nga artistë të ndryshëm, prej Picassos tek skulptorja gjermane Katharina Fritsch.

Shërbimi momentalisht është i qasshëm vetëm në SHBA por për shkak të reagimit të përdoruesve, muzeu ka thënë se po kërkon mënyra për të zgjatur rrjetin. /Insajderi.com