Mustafi uron Xhakën, e quan “shqipe”

Dy futbollistët shqiptarë të Arsenalit po kalojnë momente të mira me skuadrën e re në Angli. Mesfushori nga Prishtina, Granit Xhaka sot shënoi golin e tij të parë në Premier Ligë.

Mustafi uron Xhakën, e quan “shqipe”

E për ta uruar mesfushorin e përfaqësueses së Zvicrës për golin e parë me skuadrën e Arsenalit, mbrojtësi Shkodran Mustafi ka përdorur edhe fjalë në gjuhën shqipe.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, Mustafi urimin e tij e ka shoqëruar me një fotografi të përbashkët të tij, Xhakës dhe mefushorit gjerman të Arsenalit Mesut Ozil. Ai e identifikon me nofkën “shqipe”, bashkëkombasin e tij te Arsenali.

shkodra1

“Fitore shumë e merituar. Shumë urime për vëllanë tim Granit Xhakën për golin e tij të parë në Premier Ligë. #Shqipe”, shkruan Mustafi, raporton Insajderi.

Arsenali fitoi 4-1 ndaj Hull City-t si mysafir, derisa Xhaka shënoi golin e fundit të takimit në minutën e fundit. /Insajderi.com