Mustafi te Interi, më afër se kurrë

Mustafi te Interi, më afër se kurrë

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, është më afër se kurrë që të kalojë te Interi, sipas raportimeve në Britani të Madhe.

Klubi italian është takuar me agjentët e futbollistit të hënën në mbrëmje për të siguruar një marrëveshje, pasi synojnë ta transferojë futbollistin në formë huazimi me opsion blerjeje.

Tani “The Sun” raporton se marrëveshja është shumë afër dhe se Mustafi është pajtuar me kushtet e kontratës.

I vetmi bllokim është struktura e marrëveshjes me Arsenalin, pasi klubi londinez dëshiron të përfshijë obligimin për blerje dhe jo ta lë vetëm si opsion blerjen e tij.