Mustafi drejtë largimit nga Valencia

Mustafi drejtë largimit nga Valencia

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Shkodran Mustafit në fanellën e Valencia-s, pasi mbrojtësin me prejardhje shqiptare po e kërkojnë disa klube të mëdha evropiane.

Media e njohur spanjolle “Fichajes”, shkruan se për futbollistin i përfaqësueses gjermane, interesim të madh po shprehin dy gjigantë të futbollit evropian, Manchester Unitedi dhe Bayern Munich.

Mustafi edhe në sezonin e dytë në fanellën e Valencias, po regjistron paraqitje të mira, duke u rënë në sy skuadrave të mëdha siç janë Unitedi dhe Bayern Munich.

Të dy këto skuadra, janë në kërkim të një mbrojtësi të ri që do t’u konsolidonte repartin defensivë për një kohë të gjatë.