Mustafi: Alexis mund të luaj për Bayernin

Mustafi: Alexis mund të luaj për Bayernin

“Alexis mund të luajë për çdo skuadër, madje edhe te Bayern Munich”. Kështu mendon shqiptari i Arsenalit, Shkodran Mustafi, teksa e konsideron bashkëlojtarin kilien si “një nga më të mirët në botë”. Për të nuk ka asnjë dyshim, Sanchez është plotësisht i aftë të luajë për bavarezët.

Shqiptari i kombëtares gjermane shpreson se do të vazhdojë të luajë së bashku me sulmuesin nga Kili në “Emirates” edhe në sezonin e ardhshëm, por ka parë spekulime për një lëvizje drejt “Allianz Arena”. Alexis duhet të pajtohet me një zgjatje të kontratës, që do të skadojë më 2018, duke shkaktuar një interesim të tillë nga Bayern, Manchester City dhe Paris Saint-Germain.

Mustafi pranon se ish-sulmuesi i Barcelonës po joshet nga skuadra të tjera, por kërkon që Arsenali të bëjë gjithçka që mundet për ta mbajtur një pasuri të tillë të çmuar.

Ai foli për “Bild” nga Rusia, ku ndodhet për Kupën e Konfederatave: “Natyrisht, unë shpresoj që ai të qëndrojë. Do të ishte për të ardhur keq nëse do ta humbasim atë. Ai luan në çdo ekip, madje edhe për Bayern Munich. Alexis është një lojtar i jashtëzakonshëm, për mua një nga futbollistët më të mirë në botë. Kam njohur pak lojtarë që janë aq të uritur sa ai”, ka thënë ai.

“Është i shkathët, driblues, një lojtar i plotë. Sapo ai të marrë topin, të gjithë e dinë: mund të ndodhë diçka. Kurrë nuk e dini se çfarë po planifikon në minutën e ardhshme. Është padyshim e këshillueshme që të mos lejohet një situatë një për një, por të luhet kundër tij me mbulim zonal”.(telesport)