Mustafa “zbulon” lidhjet e fshehta mes PDK-së dhe Vetëvendosjes

Mustafa “zbulon” lidhjet e fshehta mes PDK-së dhe Vetëvendosjes

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa aktualisht kryetar i LDK-së ka folur për zgjedhjet e kaluara lokale se si Vetëvendosje kishte fituar komunën e Prishtinës. Ai ka thënë se në këtë fitore PDK i kishte ndihmuar me një koalicion siç thotë ai të fshehtë.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk e fitoi Prishtinën në vitin 2013. Ia fitoi PDK-ja. Ishin këto dy parti dhe patericat e PDK-së, që i kapi tmerri i fitores së LDK-së në shumë komuna në vitin 2013, krijuan koalicion të fshehur u mobilizuan dhe arritën të përmbysin diferencën prej rreth 9000 votave, që unë si kandidat për të parin e Prishtinës kisha para Shpend Ahmetit dhe para të gjithë kandidatëve tjerë. Po të mos ishte përkrahja dhe koalicioni PDK-VV, sot Vetëvendosjen do ta mbulonte pluhuri në ndonjë sirtar të lëvizjeve politike”, ka shkruar Mustafa.

Ai më tej ka thënë se në lidhje me koalicionin mes PDK-së dhe VV-së e kishte pranuar edhe Veseli.

“Kadri Veseli e pranoi në një intervistë se ai kishte bashkëpunuar ngushte me Shpend Ahmetin për një vit pas zgjedhjeve lokale. Kjo përputhet me përgatitjen e 70 dosjeve, sepse kur bashkohet VV që ua ngjet mikrofonat dhe kamerat e fshehta aktivistëve të tyre për të inskenuar afera dhe shefi i SHIK-ut, s’pritet zhvillim as prosperitet veç dosje dhe akuza”.