Mustafa: VV të deklarohet për 72 lëndët, sepse askush deri sot nga Prokuroria nuk më ka thirrur

Mustafa: VV të deklarohet për 72 lëndët, sepse askush deri sot nga Prokuroria nuk më ka thirrur

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa, ka thënë se presin që PDK t’i konsumojë procedurat për të prezantuar kandidatin.

Sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se duhet t’i sqarojnë disa çështje, raporton arbresh.info

“Ata duhet t’i sqarojnë pozicionet e tyre si parti. Nëse dikush ka dërguar 72 lëndë në Prokurori për mua atëherë, ata duhet të deklarohen a janë të vërteta apo vetëm kanë bërë propagandë. Mua asnjëherë s’më kanë thirr nga Prokuroria”.

“Si të bëjmë koalicion me një parti kur nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me demarkacionin, shndërrimin e FSK-së në ushtri, ekonominë”, është shprehur Mustafa.