Mustafa vlerëson sjelljen e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka lavdëruar sjelljen e partive opozitare të cilat morën pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri thotë se opozita tregoi interesim për cështje të Kosovës, ani pse ishte e ngarkuar me Serbinë.

“Opozita, pas një pushimi të gjatë, sot e tëra ishte në Kuvend. Pa gaz lotsjellës, pa vezë, pa skaner. E ngarkuar pak më tepër sesa duhet me Serbinë, por e interesuar për shumë çështje të Kosovës”, ka shkruar ai.

“Vendin do ta ndërtojmë më mirë dhe më sigurt kur demonstrojmë mendime dhe ide, për të cilat nuk mund të pajtohemi gjithmonë. Por, ato hyjnë në kujtesën tonë.  Më mirë të demonstrojmë mendime, qoftë edhe mospajtime, dhe jo dhunë,” ka shtuar Mustafa.

Kuvendi i Kosovës ëshët bërë arenë protestash e partive opozitare të cilat po kundërshtojnë demarkacionin dhe asociacionit.  Jo rrallë, në kuvnd janë parë skena dhune e gazi lotsjellës./Insajderi.com