Mustafa: Vepra heroike e Jasharëve kapërcen kornizat e historisë së flijimit për liri

Mustafa: Vepra heroike e Jasharëve kapërcen kornizat e historisë së flijimit për liri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se vepra heroike e familjes Jashari kapërcen kornizat e historisë së flijimit për liri.

“Jemi së bashku me kabinetin qeveritar për të bërë nderime tek heronjtë e familjes Jashari. Ne të gjithë vlerësojmë se vepra heroike e Komandantit Legjendar Adem Jashari, e Shaban dhe Hamëz Jasharit, e familjes Jashari, janë vepra të cilat kapërcejnë kornizat e historive të flijimit të tillë për liri të vendit dhe për mbrojtje të pragut të shtëpisë”, ka thënë Mustafa.

“Është vepër, që meriton respekt të veçantë te të gjithë ne dhe para së cilës ne përkulemi të gjithë”, ka shtuar ai gjatë vizitës që bëri te varrezat e Jasharëve në Prekaz.

Mustafa ishte i shoqërua me kabinetin qeveritar./Insajderi.com