Mustafa uron festën e Kurban Bajramit

11.09.2016 19:33

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Bajramit.

Mustafa uron festën e Kurban Bajramit

Ai ka thënë që ajo çfarë na nevoitet me rastin e festës së Bajramit është të shprehim solidaritetin dhe të gjejmë mirëkuptimin.

“Të gjithë besimtarëve Islam, ju uroj festën e Bajramit”, ka thënë Mustafa, raporton Insajderi.

“Festa e Bajramit është një rast i mirë, që familjet tona të bashkohen pranë tryezës së tyre, të vizitojmë njëri tjetrin, të shprehim solidaritetin dhe të gjejmë mirëkuptimin, që gjithmonë na nevojitet. Me fat”, ka shkruar Mustafa. /Insajderi.com