Mustafa uroi Metën me rastin e marrjes së detyrës së presidentit

Mustafa uroi Metën me rastin e marrjes së detyrës së presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Presidentin e ri të Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e betimit dhe marrjes së detyrës së Kreut të Shtetit Shqiptar.

Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës, kryeministri Mustafa i ka uruar Presidentit Meta sukses në këtë detyrë të rëndësisë së veçantë për zhvillimet në Shqipëri dhe më gjerë, thuhet në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit.

“Duke vlerësuar rolin e Presidentit Meta në pozitat e deritashme si Kryeministër, Kryetar i Kuvendit dhe pozitat tjera politike e shtetërore, kryeministri Mustafa ka shprehur besimin e plotë se kontributi i Presidentit Meta për zhvillimet e mëtejme progresive do të jetë esencial”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, duke iu referuar lidershipit, maturisë dhe konsistencës së dëshmuar deri më tani nga Presidenti Meta, kryeministri Mustafa ka shprehur bindjen se ai do të jetë garant i fuqishëm i unitetit dhe zhvillimit në Shqipëri, thuhet tutje në komunikatë.